Detajet e fundit nga tërmetet në Shqipni

Ministria e Mbrojtjes e Shqipnisë ka dhanë detajet e fundit sa i përket bilancit të tërmeteve që goditën vendin, e lëkundjet e të cilave u ndjenë edhe në Kosovë.

Ministrja, Olta Xhaçka, ka thanë para mediave, se 68 persona raportohen të lënduem deri më tash.

Ajo ka ba të ditun se shumica e tyne kanë pësuw lëndime të lehta si pasojë e frigës që kanë përjetue.

Xhaçka tha se në Tiranë janë damtue gjithësej 46 banesa dhe tri pallate.

Ndërkaq në Durrës, të damtueme janë 4 pallate dhe 42 banesa, por kryesisht të vjetra.

Shperndaje në: