Tërmetet n’Shqipni: Rama urgjentisht mbledh qeverinë dhe anulon udhëtimin për New York

Kryeministri Edi Rama anulon udhëtimin në New York. Në momentin kur Shqipnia u trondit nga lëkundjet e tërmetit, kryeministri ndodhej në Frankfurt gati të shkonte në New York për nji takim zyrtar.

Ai menjëherë vendosi kthimin në Tiranë qe te menaxhonte situatën e krijueme mbas tërmetit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se kryeministri do të mbledhë qeverinë në mbledhje të jashtëzakonshme për situatën mbas tërmetit. Mbledhja pritet të nisë në 23:30, sapo kryeministri të kthehet në Tiranë.

Xhaçka: Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin ,i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në New York, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendose ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.

Termeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë u regjistrua sot 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te tjera të forta u degjuan mbrenda disa minutash. IGJEUM tha se ky asht tërmeti ma i fortë i regjistruem në 20-30 vitet e fundit.

 

Shperndaje në: