Senatorja amerikane: Rusia e ka gabim: Kosova asht shtet, madje po përparon shumë (foto)

Senatorja amerikane që përfaqëson republikanët në Senat, Joni Ernst, ka thanë se Rusia asht shumë gabim lidhun me Kosovën, sepse Kosova asht shtet i pamvarun dhe po ecë para.

Tue folë për Polygraph, Senatorja Ernst, ka thanë se Kosova po rritet dhe se për 10 vitet e fundit ka ecë mjaftë para, tue shtue se ka përkrahjen e fuqishme të SHBA.

“E shoh Kosovën si nji vend që po rritet, po lulëzon. Ky shtet për 10 vitet e fundit ka përparuw shumë. Ata kanë njohjen e SHBA. Ne qëndrojmë fuqishëm mbrapa tyne, sidomos do t’u ndihmojmë shumë me Ushtrinë”, ka thanë ajo.

Tutje, Ernst ka shtue se Rusia gabon lidhun me Kosovën, kur thotë se kjo e fundit nuk asht shtet i pamvarun.

“Ne jemi shumë falenderues që kemi partneritet në Kosovë, dhe kështu do të vazhdojë. Une besoj fuqishëm që Rusia asht gabim sa i përket Kosovës, dhe ne qëndrojmë gjithmonë mbrapa saj”, ka thanë ajo.

Shperndaje në: