Haradinaj: Albini po don me heq taksën, njeriu që dikur dilte dhe i ndalte kamionat me prodhime serbe

Udhëheqësit e koalicionit “100% Kosovë” kanë takue të Shtunën qytetarët e Komunës se Kamenicës, të cilëve u asht kërkue përkrahje në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Aty, kandidati për kryeministër i koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj tha se do të fokusohen në punët e mbrendshme të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik.

“Kur po flet Albini po thotë kemi koncept ekonomik, besoni ai ka kaluar njëfarë internacionale komuniste, se po do me ja heq edhe taksën Serbisë. Po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, merre me mend njeriu që dilke me i ndal kamionët e fëmijët tonë na i mërdhijke me ndal një kamion, e besa hishin burgjeve, sot po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, edhe po ankohet që u kemi qitë taksë mallrave të Serbisë, çka me i bë, shihni ku ka mbërri”, ka thënë Haradinaj.

“LDK po thotë ne jemi krejt në rregull ne e çkapim shtetin, këtë të LDK-së nuk munden me çkap kurrgjë, se e keni parë që nuk guxonin me u ndi prej Hashimit kurrë hiç, as prej Kadrisë. E kanë qitë Vjosen sa me na i marrë votat edhe njëherë e pastaj dihet qysh vazhdon muhabeti, sepse nuk munden me shumë”.

Shperndaje në: