Rama falenderon gadishmëninë e mjekëve

Kryeministri Edi Rama ka shprehe mirënjohjen për punën e mjekeve. Ai tha se ekipi në të gjithë vendin ka funksionuar në kohë reale.

“Do jenë në dispozicion të personave të dëmtuar. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e bluzave të bardha për gatishmërinë. Dua të përgëzoj edhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm e cila ka ndërgjegjësuar strukturat në këtë rast emergjence dhe ka mbështetur dhe koordinuar të gjithë sektorin. Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë real i gjithë sistemi i emergjencave dhe organizimi kapilar në të gjithë vendin. Vendi nuk është gjetur pa përgatitur. Unë nuk u gjenda këtu por kam pasur mundësin të konstatoj këtë përmes informacionit që merrja. Edhe për këtë besoj që vlen të jemi të inkurajuar. Dua t’ju falenderoj të gjithë për gatishmërinë e reagimit”, u shpreh Rama ne mbledhjen urgjente qeveritare te mesnates.

/shqiptarja/

Shperndaje në: