21 vjet nga rania e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Haradinaj përkujton heroizmin e çiftit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ne perkujtim te Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thanë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit.

“Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Sot bahen 21 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njana ndër luftëtarët e para të UÇK’s.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK’s në fortesat e ngrituna në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK’s, emnin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë. Me 19 Shtator në sheshin e Drenasit janë vendose shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Shperndaje në: