Rouhani paralajmëron forcat e hueja mos m’u afrue n’regjion

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka paralajmerue se forcat e hueja po kercenojne sigurine e Gjiut, mbasi SHBA’te thane se po dergojne trupa ne regjion. 

Rouhani tha se forcat e hueja gjithmone kane sjelle ‘dhimbje dhe mizori’ dhe nuk duhet te perdoren per ‘gare armatimi’. 

SHBA’te po dergojne ma shume trupa ne Arabine Saudite mbas sulmit ne rafinerite e naftes, dhe te dyja keto vende e fajesojne Iranin. 

Por, Rouhani tha se Irani ka me paraqite nji iniciative te re paqe per Gjiun ne Kombet e Bashkueme ne ditet e ardhshme. 

Ky vit ka pase tensione te vazhdueshme mes Amerikes dhe Iranit, qe bani presidentin amerikan Donald Trump me braktise marreveshjen per kufizimin e aktiviteteve nukleare te Iranit, ne kambim me lehtesim te sanksioneve. 

Pika kritike e situates u shkaktue nga sulmet me drona dhe raketa ne rafinerite saudite te naftes ne Abqaiq dhe Khurais me 14 Shtator. Rebelet Houthi te Yemenit, te cilet jane te lidhun me Iranin, kane thane se i kane ba sulmet, por edhe SHBA’te dhe Arabia Saudite – rivalet kryesore te Iranit, thane se Irani qendron mbrapa sulmeve, dicka qe Tehrani e mohon fuqishem. 

Rouhani dergoi porosi ndaj SHBA’ve dhe Arabise Saudite gjate pervjetorit te fillimit te luftes Iran-Irak gjate viteve 1980-1988 me disa parada ushtarake ne Tehran dhe qytete tjera. 

“Forcat e hueja munden me shkaktue probleme dhe pasiguri per njerezit dhe regjionin tone. Nese ata jane te sinqerte, atehere nuk duhet me ba regjionin tone vend per gare armatimi…Sa ma larg mbeteni prej regjionit dhe vendeve tona, aq ma shume ka me pase siguri”, tha presidenti iranian gjate fjalimit televiziv. 

 

/bbc/

Shperndaje në: