Hahn ofron emergjencën civile t’Europës për Shqipninë

Komisioneri për Zgjanimin e BE’s, Johannes Hahn shpreh solidarizim me situatën në Shqipni, mbas tërmeteve.

Në nji postim në Twitter, Hahn shkruan se Europa ka në gatishmëri emergjencat civile të saj, qe me kalie sa ma shpejt situatën e randë.

“I trishtem dhe i shqetësuem që mësova për serinë e tërmeteve shkatërruese në Shqipni, të cilat shkaktuen damtime të qinda njerëzve, si dhe damtime serioze në infrastrukturën e ndërtesave. BE ofron ndihma të menjëhershme si dhe angazhimin e Emergjencave Civile të Europës, nëpërmjet Emergjencave Civile shqiptare”, shkruen Hahn.

Shperndaje në: