Ismaili: PDK’ja me 10 kandidatë nga Prishtina, asht oferta ma e mirë që kanë prishtinasit

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili, përmes nji postimi në Facebook, ka thanë se Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti i Prishtinës, asht oferta ma e mirë dhe ma serioze që prishtinasit e kanë me 6 Tetor.

Postim i plotë:

Në javën që lamë pas kam zhvilluar dhjetëra takime me qytetarë në shumë lagje të Prishtinës. Të gjithë bashkëqytetarët e mi njëzëri po kërkojnë një qeverisje që i jep kryeqytetit vëmendjen që meriton. Partia Demokratike e Kosovës me 10 kandidatë për deputetë nga qyteti ynë është oferta më e mirë dhe më serioze që prishtinasit kanë me 6 tetor. Si asnjëherë më parë, kjo ofertë po gjen mbështetje në secilën lagje dhe në secilin fshat. Me 6 tetor – të gjithë së bashku do të vendosim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë – për ty dhe shtetin.

Shperndaje në: