Çika që nxjerr kristale në vend të lotëve, i çudit mjekët (video)

Nji çikë armene, sytë e së cilës nxjerrin kristale në vend të lotëve, i ka lanë mjekët të habitun nga gjendja e saj e çuditshme dhe e dhimbshme.

22-vjeçarja, Satenik Karazian, filloi me hetue simptoma para dy muejsh. Fillimisht ajo mendoi se kishte pluhun në sy, ndërkaq familjarët e saj dyshuen se fjala ishte për naj copë qelqi.

Ndërkaq, Karazian tash thotë se ajo në mënyrë të paspjegueshme prodhon deri në 50 copa kristali nga sytë e saj çdo ditë.

Raportohet se disa mjekë nuk mundën me diagnostifikue ose trajtie këtë gjendje të saj të veçantë, tue e lanë në agoni gati të vazhdueshme.

Shperndaje në: