Momenti tronditës kur bokseri humb jetën në ring në Shkodër (video)

Nji tragjedi ndodhi ditën e djeshme në nji ndeshje boksi të zhvilluem në qytetin e Shkodrës në Pallatin e Sportit.

Bokseri bullgar, Isus Velchkov, ra pa ndjenja në ring, ndërsa po zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut, Ardit Murja.

Bullgari ka mbërri pa sheja jete në spital, mbramjen e djeshme.

Simbas asaj që raportohet nga Shkodra, bokseri ka pësue nji arrest kardiak dhe nuk ka mujt me mbijetue.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, bokseri nuk ka ra prej grushtave të kundërshtarit.

Shperndaje në: