Plagos 53-vjeçarin, dy qytetarët e guximshëm ‘arrestojnë’ autorin me kallashnikov në dorë (video)

Nji ngjarje e randë ndodhi sot në qytetin e Kavajës, pranë bashkisë së vjetër, ku nji 31-vjeçar i armatosun me kallashnikov qëlloi me rafall tue lanë të plagosun nji 53-vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij.

Nji plumb kapi në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare, ndërkohë që ajo çka e ban me i kthye ma shumë sytë nga kjo histori, asht veprimi i guximshëm i qytetarëve të Kavajës. Kanë qenë pikërisht ata, që mbas rafallit të kallashnikovit lëshue nga Fitim Baboçi, kanë ndërhy menjiherë tue neutralizue autorin.

Shperndaje në: