Ministri Ismaili: U nënshkrue kontrata për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thanë se sot po nis jetësimi i Spitalit të Prishtinës, nji projekt i mungueem dhe i kërkuem prej kohësh nga prishtinasit.

Këto deklarata ministri Ismaili i bani mbas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për studim të fizibilitetit dhe hartimin e projektit detal të Spitalit të Prishtinës nga Ministri Yagcillar dhe kompania e njoftun gjermne ICME.

“Sot jam shumë i lumtur që po nis jetësimin e tij një prej projekteve që kam filluar gjatë këtij viti”, ka thënë ministri Ismaili duke shtuar.

Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë njëri nga prioritetet e mia kryesore. Kam qenë i angazhuar që të korrektohen gabimet e të kaluarës që kanë lënë Prishtinën në harresë, kurse qytetarët e Prishtinës pa kujdesin e duhur shëndetësor.

Nënshkrimi i sotëm për Studimin e Fizibilitetit është një hap tjetër i rëndësishëm në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës”

Ky studim do të vlerësojë madhësinë dhe kapacitetet e tij.

Kësisoj ai do të hap rrugën për vazhdimin e matutjeshëm të këtij projekti me randësi të madhe për kryeqytetin.

Për periudhën tri vjeçare 2019-2021, janë nda 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do i do të kushtoj ma shumë.

Shperndaje në: