Ambasadori amerikan: Vucic asht i gatshëm për këtë gja

Ambasadori në largim i SHBA në Serbi, Kyle Scott, ka thanë se Qeveria e re që do të vjen në Kosovë ka me ju rikthye menjiherë tavolinës së bisedimeve dhe me arritë marrëveshjen me Serbinë.

Scott tha sot se taksa nga ana e Kosovës duhet me u hekë, por edhe Serbia simbas tij duhet me ndalë ofanzivën diplomatike të saj për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai po thotë se Vucic asht i gatshëm për nji kompromis me Kosovën.

“Asht e qartë se egziston nji problem në Serbi rreth asaj se çka mund të nxjerrin nga nji kompromis, por jam i sigurt se Qeveria dhe presidenti Vucic janë të gatshëm me kërkue nji kompromis”, tha Scott.

Shperndaje në: