Veseli premton përkrahje për fermerët e Kosovës përmes subvencionimit

Kandidati për kryeministër të qeverisë së ardhshme të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me fermerët e komunës së Prizrenit ka shpalosë programin e tij për zhvillim ekonomik dhe bujqësi me ç’rast ka ofrue rritje të granteve dhe subvencioneve për prodhuesit e tamblit dhe venave, dhe rritjen e kapaciteteve të ujitjes në gjithë territorin e Kosovës deri në 50 përqind.

Veseli ndër të tjerash para fermerëve dhe bujqve prizrenas tha se programi i tij përfshin edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit si mundësi për zhvillim të ekonomisë së dijes dhe ndërmarrësisë.

“Nuk keni me pas e as nuk keni pas partnerë më shumë sesa Partia Demokratike e Kosovës ju fermerët në Kosovë do iu përkrahi për katër vitet e ardhshme shumë më shumë edhe më fuqishëm drejtpërdrejt, konkret në të gjitha segmentet në të cilat janë do rriten subvencionet në bazë të rendimentit dhe në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Do të fuqizohen grantet dhe do orientohen, bujqësia në Republikën e Kosovës gradualisht duhet të kaloj në një agro industri…. Nuk ka me pas asnjë tatim të ri kanë me u zvogëlua edhe tatimet ekzistuese, kemi me i ul normat e pagesave të cilët janë çoftë në fitim në të gjitha aspektet vetëm me e rrit ndërmarrësinë”, tha Veseli.

“Kemi me e rrit në minimun në 50 për qind kapacitetet e ujitjes në Republikën e Kosovës për Rahovecin e kam dhënë fjalën brenda jo katër viteve por tri viteve ka me pas ujitjen çdo tokë bujqësore e komunë së Rahovecit. Kemi me e rrit sistemin e Iber Lepencit është projekt me Bankën Botërore… Kanë me u rrit edhe subvencionet kanë me u rrit deri jo krejt kategoritë e qumështit deri në 10 cent për litër nëse janë dy, katër, gjashtë, kanë me qenë gjashtë, tetë, dhjetë cent për litër qumështi. Për industrinë e përpunimit të rrushit po ashtu për verat do hiqet akciza”, deklaroi kandidati për kryeministër nga PDK.

Shperndaje në: