Osmani: Kandidimi im asht mesazhi i LDK’s për rininë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thanë të Ejten gjatë nji tubimi elektoral në Malishevë se kandidimi i saj asht mesazhi që LDK ju ka drejtue të rijve kosovarë.

“Me kandidimin tim për kryeministre, LDK-ja u ka dërguar mesazh krejt të rinjve për rolin që ata kanë për ta ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka thanë Osmani, simbas të cilës, LDK do të angazhohet për krijimin e kushteve që të rijtë e Kosovës ta shohin të ardhmen e tyne në atdheun e tyne.

“Për ne 6 tetori është referendum, ku secila familje vendos për të ardhmen e fëmijëve të vet, secila familje, secila nënë e këtij vendi dhe secili prind do të vendos më 6 tetor nëse është për ikje apo për qëndrim dhe ne kemi vendosur të jemi qëndrestar dhe kemi vendosur që rinisë tonë t’u krijojmë kushte të tilla me të cilat krenohen dhe të gjejnë perspektivë brenda Kosovës e jo ta shohin pasaportën e tyre vetëm si dokument për ikje”, ka thanë Osmani.

Shperndaje në: