Veseli: Kosova ka me ecë përpara me Amerikën, Vetëvendosja sërish po i mashtron prizrenasit

Kandidati i PDK’s për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtë nji tubim me qytetarë në Palestrën e Sporteve në Prizren, ka thanë se ka shumë entuziazëm te prizrenasit për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli nga Prizreni ka premtue se ka me jau rrit pensionet për 80 përqind të gjithë pensionistëve në Kosovë.

Ai para simpatizantëve të shumtë të PDK’s ka thanë se ky asht nji entuziazëm i njerëzve që e duen vendin e vet, qytetin e vet dhe e duen fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruen EO.

“Oponentët tanë po çuditen pse kjo përkrahje për ne. Sepse, ne nuk flasim, por veprojmë dhe vendosim. Sepse, ne nuk shajmë, nuk ndajmë, por pajtojmë, afrojmë dhe bashkojmë. Ne jemi të vetmit që marrim vendime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Jemi të vetmit që kemi projekte për Kosovën. Kjo është rruga e fitores, rruga e besimit për qytetarët tanë”, u shpreh Veseli.

Kandidati i PDK’s për Kryeministër ka thanë se kushdo që asht për ekonominë e dijes, për ndërmarrësinë dhe ekonominë prodhuese… kushdo që asht për marrëdhanie të përjetshme me Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe Bashkimin Europian, duhet me u ba bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Unë do të punoj fuqishëm, do të jem përkrah çdo qytetari të vendit tim. Do të jem përkrah rinisë dhe e kam një mesazh për të rinjtë: kjo është toka jonë e shenjtë, ne duhet bashkërisht të jetojmë këtu, të krijojmë familje këtu, ky është vendi ynë. Do t’iu përkrah të gjithëve, secilin prej jush, të rinjtë, fermerët, bletarët, inovatorët, ndërmarrësit. Nuk do të ketë në qeverisjen time asnjë tatim të ri, por do të ketë përkrahje për të gjithë juve”, ka thanë ai.

Për familjet e dëshmorëve dhe luftarët e lirisë, ai ka premtue projekte të veçanta,

“Është e shenjtë liria jone. Është e shenjtë sakrifica jonë. Kushdo që e do Kosovën, duhet ta dojë edhe Amerikën. Ua jap besën se Prizrenin, kryeqytetin historik të shqiptareve, do ta bëj vendin më të bukur të shqiptareve kudo që jetojnë”, ka thanë Veseli.

Ai ka thanë se Vetëvendosje po i mashtron të gjithë, ashtu siç i ka mashtrue prizrenasit.

Shperndaje në: