Qysh ndikon kafja në mendime dhe sjellje?

Mjafton me kujtue kafen që mendja me u ba ma vigjilente dhe e vëmendshme. Prandaj, nji nga pijet ma të konsumueme në botë gjithashtu ka nji efekt psikologjik, simbas nji studimi të ri të kryem nga Universiteti i Torontos të botuam në revistën shkencore ”Consciousness and Cognition”.

Studiuesit në fakt kanë vërejtë nji efekt shkakësor, falë të cilit ekspozimi ndaj disa sinjaleve, edhe nëse asht i vogël, mundet me ndikue në mendimet dhe sjelljet tona.

Përmes katër studimeve të veçanta dhe tue përdorë nji përziemje të pjesëmarrësve nga kulturat perëndimore dhe lindore, ata krahasuen efektet e mendimeve të kafes dhe çajit.

Studiuesit zbuluen se pjesëmarrësit e ekspozuem ndaj stimujve të lidhun me kafe e perceptuen kohën ma të shkurtë dhe mendonin në kushte ma konkrete dhe ma të sakta, citon Ata.

Efekti, megjithatë, nuk ishte aq i fortë në mesin e pjesëmarrësve që ishin rritë në kulturat lindore, të cilat simbas studiuesve janë ma pak të dominuem nga konsumimi i kafes.

Shperndaje në: