Migjen Kelmendi në Gjilan: PDK ka me festue me 6 Tetor (foto)

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Migjen Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka vizitue degën e këtij subjekti politik në qytetin e Gjilanit.

Postimet e Kelmendit:

Sot isha per nji vizite ne seline e deges se PDK ne Gjilan. Patem nji takim te ngrohte me kryetarin e deges zotin Qemajl Mustafa, me kandidatet per deputet te Kosoves Arben Bislimi, Erlehta Osmani, me Isa Agushin dhe aktiviste te tjere.
Mbas takimit, shetitem neper rruget e Gjilanit, ku takuem shkurt shitesin ambulant te plisave. Na u ankue se ‘nuk po shkojne shume’ plisat! U modernizue Gjilani, tha!
Ne kafeterine e njoftun te qytetit, u ulem per nji pije ku na u bashkue edhe kandidatja tjeter e PDK per deputete nga ky qytet, Leonora Morina-Bunjaku.
Kandidatet ishin plot vullnet e shprese se PDK ka me festue me 6 Tetor!

…………………………………

Mbas ketij shoqnimi me kandidatet e PDK per deputet nga qyteti i Gjilanit, me organizimin e arkitektit Mejdi Zymberi, takova shume kryetar nendegesh te PDK nga ky qytet, me te cilet folem per pikat kryesore te programit te PDK, dhe per shume çashtje tjera qe lidheshin me pervojen e deritashme dhe me problemet e shqetesimet e tyne sot.
Mesova shume per situaten e nendegeve dhe u binda ne gadishmenine e tyne me qene maksimalisht te mobilizuem qe PDK me kthye namin ne kete qytet dhe ne Kosove.

Shperndaje në: