Qe kur ka me nis shpërndamja e barnave falas për personat me smundje kronike

Uran Ismaili thotë se në katër mujorin e parë të Qeverisë Veseli, ka me nis shpërndamja falas për personat të cilët vuejnë nga smundjet kronike, përcjellë Rrokum.TV

Këtë e tha në RTK, kandidati për deputet i PDK’s, i cili u shpreh se tashma kanë ba marrëveshje me nji kompani për shpërndamjen falas të këtyne barnave.

“E para sistemi shëndetësor duhet me kuptu, të paktën atë që unë e kam trashëgu, ka qenë me probleme të mëdhaja, dhe askush nuk thotë se janë përfundu problemet, por janë disa probeleme që janë reduktu shumë. Nuk ka pasur barnatore për me i rujt barnat për klinika të ndryshme, e tash janë ato barnatore. Kosova ka qenë e vetmja bashkë me Bjellorusinë që nuk ka pas mbrojtje të çmimit të barnave, dhe tash ka. Këto janë ndryshime që kanë ndodh dhe janë duke dhënë efekt. Do të bëjmë edhe dy intervenime shumë të rëndësishme. Kemi paraqitur edhe pakon e barnave jashtë-spitalore, gjë e cila do të ndodh në katër mujorin e parë të Qeverisë Veseli, janë barnat të cilat personat me sëmundje kronike nuk do të kenë nevojë t’i blejnë por do t’i marrin falas”, tha Ismaili.

Shperndaje në: