Qysh u koordinue Kadri Veseli me NATO’n për bombardimet në vitin ’99?

Kadri Veseli, në hapjen e fushatës së PDK në Mitrovicë, shpalosi nji rrëfim emocional nga koha e luftës në Kosovë, tue e shkëputë nji moment nga viti 1999, kur popullata shqiptare ishte e rrethueme nga forcat serbe dhe qinda të plagosun ishin të pashpresë.

Por, mbas nji koordinimi të tij me NATO’n, primë nga SHBA, kishin pasue bombardimet, për m’i pshtue të gjithë, të plagosunit, gratë dhe fëmitë.

Bahet fjalë për ngjarjen në Baicë të Drenasit, e cila kishte ndodhë në Prill të vitit 1999.

“Në prill të vitit 1999, në Baicë të Drenasit, kishim një numër të madh të të plagosurve rëndë, civilë e luftëtarë, të cilët po mundoheshim t’i zhvendosnim në bjeshkët e Kosmaqit. Ishim të rrethuar nga të gjitha anët prej forcave serbe. Ishte një situatë tejet e vështirë. Doktor Fadil Beka, që kujdesej për të plagosurit, ishte në prag të dëshpërimit, sepse nuk kishte çfarë të bënte më tepër. E pashë në sy dhe i thashë: ‘Nuk jemi vetëm’. Me një telefon satelitor që kisha, isha në përpjekje për t’u koordinuar me aleatët, që të pasonin sulmet. Nuk kaloi shumë dhe aeroplanët e lirisë erdhën, nisën të bombardonin, dhe shpëtimi erdhi për të gjithë aty: për të plagosurit, për fëmijët, për të gjithë”, ka rrëfye Veseli.

Shperndaje në: