Veseli: 6 Tetori asht referendum, ose qeveri që lufton korrupsionin, ose izolim

Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të tubimeve elektorale të ditës sotme ka takue qytetarët e Kaçanikut.

Nga këtu kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, njiherit kryetar i PDK’s iu tha kaçanikasve se 6 Tetori asht nji referendum, siç tha ai, mes izolimit dhe korrupsionit që paraqesin partitë tjera dhe nji qeverie të prodhimit të dijës dhe luftimit të korrupsionit që e paraqet partia e tij.

Lideri i PDK’s para qytetarëve të Kaçanikut po ashtu shpalosi detaje nga programi i tyne qeverisës, derisa tha se qytetarët e kësaj ane do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

“6 tetori do të jetë ditë kritike, do të jetë referendum ose do të kemi një Qeveri që e përfaqësojmë ne, Qeveri të luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Qeveri e dijës e prodhimit, të ndërmarrësisë. Qeveri e njerëzve të ndershëm dhe e orientuar fuqishëm bashkë me BE-në dhe ShBA-të. Ose një koalicion që është jo parimor dhe shikon vetëm interesat e veta. Një koalicion i korrupsionit dhe izolimit të Kosovës. Ai është koalicioni Mustafa-Kurti, ai koalicion nuk i duhet Kosovës. Kosova nuk ka të ardhme ne një koalicion të tillë”, tha Veseli.

“Projekti im është ky, kam me i përkahë me gjithë forcën që më jep zoti dhe qytetarët e vendit tim, institucioneve të Kosovës dhe fuqisë financiare. Kam me i përkahur deri në fund të rinjtë. Në mënyrë të veçantë të rinjtë inovator, drejt sektorit të teknologjisë së informacionit. Do të përkahi fermerët, bujqit, blegtorët, ndërmarrësit e vogël të mesëm dhe të mëdhenj. Nuk do të ketë asnjë tarifë dhe tatim të ri, do të ketë ulje të tatimit”, tha ai.

Shperndaje në: