Smundja e mishnave të dhambëve rrit rrezikun për nji tjetër smundje të randë

Smundja e mishnave të dhambëve (periodontiti) shoqnohet me nji rrezik të naltë nga presioni i naltë i gjakut dhe kujdesi dentar për me kontrollue periodontitin mundet me favorizue ma mirë presionin e gjakut, simbas 80 studimeve klinike të kryeme në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuen në revistën ”Cardiovascular Research”.

Studimi u koordinue nga Francesco D’Aiuto i institutit dental, ”Eastman”,University College London.

“Vëzhguem lidhjen mes smundjes së mishnave të dhambëve dhe presionit të naltë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa ma i randë të ishte periodontiti, aq ma i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.

”Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhen me marrë informacion lidhun me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhuna për stilin e jetës, siç janë praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shnetshëm, për me parandalue presionin e naltë të gjakut”, theksoi D’Aiuto.

Shperndaje në: