LDK paraqet kallxim penal ndaj faqes që e përkrah VV’n për shpërndamje të lajmeve të rreme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitë kallxim penal në Policinë e Kosovës, për lajmet e rreme me të cilat po sulmohen lidershipi i partisë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Siç thuhet në njoftimin për media, “Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë të identifikojë dhe të dërgojë para drejtësisë ata që po përhapin lajme të rreme kundër kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani”.

Një ditë ma parë, një faqe në Facebook, e cila mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpifë se gjoja LDK dhe Vjosa Osmani po paguan nga 10 euro pjesëmarrësit nëpër tubimet elektorale të LDK-së.

Kundër kësaj shpifje të ulët, LDK-ja i ka dëshmitarë dhjetëra mijëra anëtarë, përkrahës dhe qytetarë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet tona, me dëshirë dhe vullnetin e tyre të lirë.

LDK i bën thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese, që të hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme dhe denigruese, pasi që kjo dukuri përbën vepër penale dhe është shkelje e rëndë e rregullave të procesit zgjedhor.

LDK ju bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve, si dhe ambasadave të vendeve mike, që të përdorin ndikimin e tyre për ndërprerjen e këtyre dukurive të ulëta që dëmtojnë procesin zgjedhor.

LDK i garanton të gjithë qytetarët se vota e tyre e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit është e garantuar, prandaj kërkojmë konsistencë për përkrahjen e programit dhe kandidates tonë, Vjosa Osmani”.

Shperndaje në: