Kurrë mos kqyrni porno në telefon, qe pse (foto)

Përderisa mundeni me mendue se ajo çka bani në telefon mbetet sekret, nji studim i ri mundet me ju ba që me mendue dy herë se cilat webfaqe me i vizitue.

Hulumtuesit kanë zbulue se me kqyrë porno në telefon ju vendos në rrezik ma të naltë nga zbulimi i të dhanave tueja, sesa me kqyrë në PC.

Ekipi shpreson se gjetjet e tyne do t’i bajnë njerëzit që të jenë ma të vëmendshëm rreth shikimit të përmbajtjeve të tilla në telefonat e tyne.

Hulumtuesit nga Wandera, nji konsulencë për telefona në Londër, kqyri webfaqet të cilat kanë ma së shumti gjasa me përmbajtë viruse dhe gjeti se aplikacionet për të rritun ishin gjithashtu në mesin e atyne që kishin viruse.

Tue shkrue në blog rreth këtij studimi, Liana La Porta, redaktore në Wandera, shkroi:

“Sistemet operative për telefona, sidomos Android, nuk janë të sigurta si ato desktop, aty ka mangësi të cilat lehtë munden me u shfrytëzue nga hackerat”.

Shperndaje në: