Cilat pije e konkurrojnë ujin si hidratuesi ma i mirë…

Të gjithë duem nji gotë ujë kur kemi etje, mbasi mendojmë se asht pija e vetme që mundet me shue.

Uji asht jetësor dhe shuen etje, por nuk asht pija që na hidraton ma shumë.

Simbas studimeve të kryeme së fundmi në Universitetin St.Andrews, Skoci, u arrit në përfundimin se uji natyral apo i gazuem e hidraton trupin mjaftueshëm, por pijet me pak sheqer apo proteina mundet me na hidratue ma mirë edhe ma gjatë.

Kjo lidhet me mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj pijeve të tilla.

Ma poshtë asht lista e pijeve që hidratojnë ma shumë:

1. Tambli i skremuem

2. Tambël me yndyrë

3. Lang Portokalli

4. Cola

5. Cola dietike

6. Çajna të ftoftë

7. Çaj i nxehtë

8. Pijet proteinike sportive

9. Ujë me gaz

10. Ujë natyral

11. Kafe

Shperndaje në: