Migjen Kelmendi: Qytetarët kanë me zgjedhë mes integrimit apo izolimit (video)

Kandidati per deputet nga PDK, Migjen Kelmendi, i ftuem në “Momentum” të Televizionit Rrokum ka thane se, PDK ka nji program qe e ka ba me u angazhue shume ma seriozisht ne kontributin e sherbyesit publik mbrenda kesaj partie.

“Korrupcioni dhe nepotizmi jane ba kulture, dhe kjo nuk bahet per nji mandat, zakonisht nxinet per nji periudhe te gjate kohore, prej kohes se instalimit te UNMIK’ut deri ne qeverine Haradinaj tash ne fund. Ne kete kontribut te ndertimit te kesaj kulture kane marre pjese te gjitha partite politike, qofte ne nivelin lokal ose qendror. Korrupcioni shkon me pushtet, qeverisje. LDK gjithmone ka pase pushtet, njisoj si AAK dhe VV, per kete te fundit jemi deshmitarë te qeverisjes ne Prishtine”, ka theksue Kelmendi.

Kelmendi shton se, PDK po vepron konkretisht,

“E ka pastrue listen e kandidateve per deputetë, ne program e ka themelimin e Byros Antikorrupcion, themelimi i Fondit per Konfiskime, etj”, ka shtue Kelmendi.

Tue fole per programin e PDK’s, Kelmendi ka tregue se, pike e randesishme asht legalizimi i ndertimeve pa leje. Simbas tij, kjo ka shkaktue nji interesim te madh te shume qytetareve, jo vetem te mbeshtetesve te PDK’s, shkruen Rrokum.TV

Legalizimi i ndertimeve pa leje asht mase kunder korrupcionit, thote nder te tjera Kelmendi, derisa ne detaje shpalos pika te randesishme te programit te PDK’s.

Me tej, Migjen Kelmendi asht shprehe se, pa PDK’n asht zor me u mendue Kosova.

“Lideri i VV tane kohen e ka keqinterpretue realitetin politik ne Kosove, e ka sulmue Kuvendin, ka luejt me flamura, kur i merr krejt keto, qendrimin e VV’s kunder dialogut, flet se kjo force politike nuk garanton se Kosova ka me u debllokue. Diskursi i kesaj partie asht ma shume per izolimin e Kosoves, ma teper asht nji force izoluese se sa integruese”, shprehet Kelmendi.

“Albin Kurti ka propozue pragun prej 16 vjeteve, qe ne kete rast i bjen femive me votue, kjo flet se Kurti tane kohen e nderton integritetin e vet mbi manipulim. Une e quej kete pedofili politike, perfundimisht asht pornografi politike, qe tregon se sa manipulative asht platforma e VV”, shton me tej Kelmendi, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per LDK’n, Kelmendi thote se e ka apllaudue nominimin e nji grue per kryeministre, siç asht Vjosa Osmani.

“Por, ma pak se nji grue, kemi nji trio burrash, sic jane Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, te cilet ngapak po mshefen mbrapa Osmanit”, thote Kelmendi.

“Qendrimi i Vjoses kur thote se LDK ka me pase vije te kuqe me PDK’n, ne esence e fut edhe LDK’n mbrenda atij grupi qe e futa VV’n, grupacion qe don izolimin e Kosoves”.

Ne fund, Kelmendi ka thane se, PDK nevojitet me pri, qysh ka dijte edhe ma heret.

“Me PDK’n vazhdojme me i kultivue dhe thellue lidhjet me SHBA, mikun ma te madh te ketij vendi”

“Ardhja e keshilltarit te presidentit Trump ne mbeshtetje te Kadri Veselit, flet se asht nji mbeshtetjet e hapun, se ky asht lideri qe ka me krijue qeverine e ardhshme”./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: