Dhandri ndalon dasmën në mes, ban rrëfimin e papritun para nuses: “Zemra ime i përket dhe nji tjetre” (video)

Nji moment i pazakontë ka ndodhë në dasmën e nji çifti, që ka emocionue të gjithë të ftuemit dhe video nga e cila po ban xhiron e rrjetit.

Jefferson dhe Jessica, nji dyshe shumë simpatike nga Portugalia, ishin tue dhanë betimet e tyre përpara gjithë të ftuemve. Por, dhandri e ndërpreu këtë moment, për me ba nji deklaratë të fortë.

“Zemra ime i përket dhe nji tjetre…”, filloi me folë dhandri, ndërsa mandej vazhdoi: “… edhe çikës tande e dashtun, do ta due ashtu si ty”, ka thanë Jefferson.

Dhandri iu referue çikës së nuses së tij, të cilën Jessica e ka nga martesa e parë. Mbas fjalëve të tij, nusja dhe të gjithë të ftuemit kanë shpërthye në lot nga ky dedikim prekës.

Shperndaje në: