Ministri i Jashtëm rus: Amerika po planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkueme po planifikojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkue,e po përpiqen me rishikue Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën që ka të bajë me Asociacionin e Komunave Serbe. Simbas tij, në këtë mënyrë, SHBA po përpiqet me anëtarësue Kosovën në NATO dhe ta mbajë bazën e saj ushtarake ‘Bondsteel’.

Kryediplomati rus, siç raportojnë mediat serbe, përkujtoi se ‘katër vjet ma parë, u nënshkrue nji marrëveshje për krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, tue garantue të drejtat e gjuhës, kulturore dhe fetare të serbëve.

“Ky komunitet [serbët në Kosovë] nuk asht territorialisht kompakt. Egziston nji veri, ku territoret janë afër njana-tjetrës dhe ka enklava, të cilat janë gjithashtu pjesë e kësaj bashkësie. Ky komunitet ka flamurin e vet, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetë në letër për katër vjet. Tash janë tue u ba përpjekje me u ba rishikimi i saj me të gjitha mjetet, me përfshimjen aktive të Shteteve të Bashkueme me synimin e krijimit të nji situate, në të cilën Kosova mundet me u futë në NATO, së bashku me bazën ma të madhe ushtarake në Europë ‘Bondsteel’”, tha Lavrov , përcjell Telegrafi.

Shperndaje në: