Del video: Qysh u kapën në Turqi 1.8 ton drogë nga Shqipnia (video)

Dalin pamjet e arrestimit të personave të cilët u kapën në Turqi me 1.8 ton drogë e llojit kanabis, që po transportohej nga dy kamionë të cilët udhëtonin nga Shqipnia. Sikurse shihet edhe në videon e bashkëngjitun ma poshtë, si rezultat i këtij akcioni janë arrestue 14 persona.

Mësohet se sasia e drogës ndahej në 60 kilogramë heroinë, ndërsa pjesa tjetër e konsiderueshme përbahej nga landët narkotike të llojit “kanabis” dhe “kokainë”.

Bahet me dije se Policia turke kishte pasë ma parë informacione mbi ngarkesën në fjalë që do të kalonte përmes Shqipnisë.

Shperndaje në: