Komuna e Tiranës vlerësohet nga OKB, qe për çka

Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në sesionin 80’t të komitetit te Organizates se Kombeve të Bashkueme në Gjenevë mbi zhvillimin urban.

Tirana u vlerësue si nji nga qytetet që ka ba ma shumë në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes mbjelljes së pemëve, shtimit të hapsinave të kambësorët dhe vëmendjes ndaj fëmive.

Ishte vërtet kënaqësi të ishim pjesë e qyteteve themeluese të Forumit të Kryetarëve të Bashkive nga OKB-ja. Një nismë që ne e filluam vjet në Gjenevë, ditën e qyteteve, dhe fakti që Tirana është avangardë kur vjen puna te disa zgjidhje që janë me kosto të ulët, por me përfitim të lartë shoqëror, si mbjellja e pemëve, hapësirat tona pedonale, fokusi te fëmijët, ishte vërtetë një moment për t’u bërë krenar që drejtoj një nga qytetet që sot është bërë shembull”.

“Fakti që sot pothuajse të gjitha shtëpitë e rrënuara janë adoptuar nga një kompani që ka filluar rindërtimin, falë edhe ndihmës së kryeministrit për të lehtësuar të gjitha procedurat, besoj se Viti i Ri do të na gjejë me shtëpi të reja, totalisht të rimëkëmbur nga tërmeti”

Veliaj u shpreh se në këtë sezon në Tiranë do të mbillen 150 mijë pemë për m’i dhanë qytetit ma shumë gjelbërim.

Shperndaje në: