“Lorenzo” godet Britaninë, stuhia gjen të papregaditun qytetarët (foto)

Britania po përballet me përmbytje të mëdhaja, ndërkohë që uragani “Lorenzo” po i afrohet vendit.

Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytë zona të shumta të Britanisë dhe të tjera priten me ardhjen e uraganit.

Zyra e meteorologjisë i ka paralajmërue anglezët se bahet fjalë për rrezik jete, dhe nuk ka sheja se reshjet munden me pushue së shpejti.

Moti pritet me vazhdue i tutshëm për dy javët e ardhshme në të gjithë vendin, dhe sinoptikanët e kanë quejt uraganin “nji bishë të vërtetë”, stuhi e Kategorisë 5, ma i fuqishmi që i asht afrue najherë Europës.

Shperndaje në: