Në veri masa shtesë të sigurisë për nesër, ky asht plani i policisë

Në Kosovë nesër janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për me sigurue siguri për qytetarët në gjithë Kosovën policia ka hartue planin e saj operativ. Në veri të Kosovës janë në dispozicion 650 oficer të policisë.

Kjo asht thanë nga zadhanësi i policisë rajonale në veri, Branislav Radovic, tue shtue se policia e Kosovës do të veprojë të Diellën në përputhje me nji plan operativ të veçantë.

Radovic i tha Tanjug se vlerësimi i përgjithshëm i situatës së sigurisë në veri të Kosovës karakterizohet si “i mesëm”.

“Procesi i zgjedhjeve do të menaxhohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dhe policia e Kosovës asht e angazhueme në siguri,” tha Radovic.

Ai theksoi që nji numër i mjaftueshëm dhe optimal i policëve në veri të Kosovës do të punësohen nesër, si dhe nji numër oficerësh policie nga drejtoritë e tjera rajonale për me ndihmue.

“Policia do të punojë ngushtë me të gjithë aktorët përkatës për me sigurue që zgjedhjet me u zhvillue pa probleme dhe me zbatue me sukses planin operacional,” tha Radovic.

Ai u bani thirrje qytetarëve dhe u kërkoi atyne me bashkëpunue gjatë ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që gjithçka me shkue simbas planit.

Shperndaje në: