Sekretari amerikan i Shtetit pritet me protesta në Athinë, qe pamjet (video+foto)

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka qenë i drejtpërdrejtë që në fillim të takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili po realizon nji vizitë dytore në Athinë mnas nji turneu në vendet fqije.

“Presim nji kontribut pozitiv nga SHBA në nji moment kur Turqia përmes veprimeve të saj po vnon në dyshim sovranitetin e Greqisë dhe Qipros tue çue anijet turke të eksplorimit në ZEE të Qipros” –ka theksue ai.

“Unë po i referohem z. Sekretar, praktikave të Turqisë fqije, të cilat për fat të keq shpesh nuk përputhen me qëndrimin e miqësisë dhe bashkëpunimit per te cilat insiston Greqia. BE ka marrë nji qëndrim zyrtar për këto zhvillime.

Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit zhvillonte takimet e tij, në Athinë dhe në Selanik qinda përkrahës të partisë komuniste greke dhe forcave të majta kanë protestue për dhanien e bazave ushtarake greke SHBA, madje në Selanik protestuesit kanë djegë edhe flamurin amerikan.

Shperndaje në: