Pse kceu nga kati i gjashtë portieri i Partizanit? Zbulohet shkaku që e zhgënjeu

Nji ngjarje shokante ka ndodhë mbramë ku ish-portieri i Kukësit, Skënderbeut dhe së fundmi i Partizanit, Aldo Teqja, ka kcye nga kati i gjashtë i banesës ku ai banonte.

Policia e Tiranës njoftoi që në fillim që dyshohej që ai të ishte vetë hedhë, dhe se nuk bahej fjalë për nji ranie të paqëllimtë.

Ndërsa, burime për Top Chanel bajnë me dije se Teqja në momentin e kcimit kishte në duer bizhuteri të arta që dyshohet me qenë të fejuemes së tij.

Konfliktet me të dyshohet me qenë edhe arsyeja që shtyu 24-vjeçarin drejt këtij veprimi. Teqja ndodhet në Spital dhe asht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Partizanit

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.

Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.

Shperndaje në: