“Nobel” për Mjekësi u jepet dy amerikanëve e nji britaniku

Instituti “Karolinska” në Stockholm të Suedisë ka njoftue sot se Çmimi Nobel për Mjekësi për vitin 2019 u jepet dy shkencëtarëve amerikanë dhe nji shkencëtari britanik. Fituesit e çmimit prestigjioz janë William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.

Simbas njoftimit zyrtar të këtij instituti, tre shkencëtarët janë përzgjedhë fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhun me ndjeshmëninë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit, shkruen “corriere”.

“Ata hodhën themelet për me kuptue se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik,” spjegoi juria, tue shtue se gjetjet e tyne “hapën rrugën për premtimin e strategjive të reja për me luftue aneminë, kancerin dhe shumë smundje të tjera“.

Si pjesë e fitimit të Çmimit Nobel, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nandë milionë krona suedeze apo rreth 828 mijë euro.

Shperndaje në: