Dalin pamjet, ky asht momenti kur nji grup personash të armatosun “deri në dhambë” plagosin biznismenin n’Shqipni (video)

Me 7 Shtator të vitit 2017, katër persona të armatosun shkuen në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin dhe nisën me debatue me të dhe me disa klientë të tjerë të lokalit. Mbas debatit, njani prej tyne qëlloi më armë në drejtim të Tomës tue e lanë të plagosun randë.

News24 ka arritë me i sigurue pamjet filmime që tregojnë momentin kur Rudolf Toma u plagos. Këto momente janë kapë nga kamerat e sigurisë në zonë.

Siç shihet edhe nga video, katër persona zbresin nga nji automjet luksoz që dyshohet se drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u egzekutue mbramjen e 4 Tetorit të vitit të kaluem në zonën e Bllokut.

Në fillim personat afrohen në drejtim të lokalit ku fillimisht godasin me grusht njanin prej klientëve, e mandej qëllojnë në drejtim të biznismenit 32-vjeçar. Mandej, pa ju futë “therrë në kambë” largohen sikur mos me pasë ndodhë asgja, të pashqetësuem nga askush.

Burimet bajnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshimë në këtë ngjarje janë identifikue, por prokuroria e Kurbinit e cila e ka në duer dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në çfarë faze janë hetimet dhe pse ata nuk janë arrestue, shkruen Balkanweb.

Zbulohet video_ Autorët të armatosur me kallashnikovë, si u plagos biznesmeni Rudolf Toma në Kurbin on Vidnews.

Shperndaje në: