Shejat e para të kancerit të gjinit

kancerigjini

Çdo grue duhet me u kujdesë për trupin e saj, e veçanërisht për pjesët ma të ndjeshme, qysh janë gjijtë.

Egzaminimi i rregullt i gjoksit, i cili mundet me u ba edhe në shtëpi, mundet me ju ndihmue me i detektue ndryshimet jonormale në gjoks.

Pjesë e këtyne gjanave jonormale mundet me qenë edhe kanceri i gjinit që don me thanë se ju mundeni me zbulue atë ma herët dhe mundësitë për nji mjekim të suksesshëm vetëm sa rriten.

Ndër shejat e para të kancerit të gjinit janë gungat.

Në momentin që detektohet nji gungë, doktori ka me e ba egzaminim ma të hollësishëm, i cili edhe ka me e zbulue se çka saktësisht asht tue ndodh në trupin tuej.

Shumë eksperta shendetësorë bajnë të ditun se edhe gjenet luejnë rol të randësishëm në formimin dhe zhvillimin e kancerit.

Veç gjeneve, faktorët tjerë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë edhe: ambienti; ushqimi; stili i jetesës .

Edhe pse gungat në përgjithësi konsiderohen si paralajmërim i kancerit të gjinit, çdo dhimbje në gji asht nji alarm, i cili duhet diskutue me doktorin.

Hulmutesit te ‘MD Anderson Cancer Center’, Houston, spjegojnë që kanceri i gjinit jo domosdoshmënisht shfaqet në formën e gungave.

Simptoma të tjera të kancerit të gjinit janë edhe pezmatimi, likura bahet ma e kuqe apo ma e trashë afër timthit e të ngjashme.

Simbas Dr. Naoto Ueno, kanceri i gjinit ndonjiherë mundet me u vërejt nga nji gungë e vogël, e shpeshherë nuk ka gungë hiç, thjesht likura doket pak ma ndryshe se zakonisht, që asht edhe arsyeja kryesore se pse kanceri i gjinit zakonisht nuk zbulohet në fazat e hershme.

Shperndaje në: