Kërkesa e qartë e Mogherinit dhe Hahnit: Me u formue shpejtë qeveria, dialogu me vazhdue

Komisioneri për Zgjanim i BE, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, kanë reague lidhun me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtuna të Diellen në Kosovë.

Hahn e Mogherini i kanë cilësue zgjedhjet si të qeta, nga ku edhe kanë ba thirrje që sa ma shpejtë me u formue Qeveria e re.

“Zgjedhje të qeta u zhvilluen me 6 Tetor në Kosovë. BE kërkon formimin sa ma të shpejtë të Qeverisë së re, në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Kjo asht e randësishme në mënyrë që Kosova me vazhdue me punue në reformat ekonomike dhe sociale, sundimit të ligjit si dhe dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Hahn e Mogherini presin nga akterët politikë me mbetë të përkushtuem në këto procese, të cilat simbas tyne janë parësore për progresin e Kosovës në rrugën europiane.

Shperndaje në: