Njihuni me “snapchat’in” e Instagramit, aplikacioni që po “tranon” të rijtë

Instagrami po lanson nji aplikacion krejtësisht të ri të mesazheve fotografike të quejtun Threads. Ky aplikacion e ban publikimin e fotografive për miqtë tuej të ngushtë, shumë ma të lehtë.

Aplikacioni, të cilin mundeni me shkarkue në App Store, asht veçmas nga Instagrami. Ai hapet direkt në kamera për qasje ma të lehtë në fotografi.

Por, ajo që e ban ma të lehtë përdorimin sesa Instagram asht se përkrah butonit në fund të ndërfaqes së kamerës janë fotografitë e profileve të llogarive me të cilat ndërveproni ma së shumti.

Ju thjesht mundeni me zgjedh foton e personit, i cili do të dëshiroje me ta kqyrë foton.
Nëse doni me çue fotografi ose video për shumë njerëz, thjesht mundeni me klikue në butonin që jeni mësue tashma, gja që ka me ju sjellë listën tuej me miqtë e ngushtë.

Shperndaje në: