“Qyteti i ndaluem”, baza sovjetike në zemër të Europës (foto)

Dikur e quenin “Moska e vogël” apo “Qyteti i ndaluar”. Ishte baza sovjetike e armatimeve ma e madhe në Gjermaninë Lindore.

E vendosun në thellësi të nji mali me pisha, statuja e Leninit asht ende aty, tue “ruejt” nji godinë të vjetër, në të cilën, para sovjetikëve kanë jetue dikur edhe Kajzeri Wilhelm II edhe nazistët.

Kompleksi ushtarak u braktis nga sovjetikët në vitin 1994, edhe pse Muri i Berlinit kishte ra prej disa vitesh dhe Gjermania tashma ishte e ribashkueme.

Në gjithë Gjermaninë Lindore gjatë periudhës së Luftës së Ftoftë ishin vendosë 500 000 ushtarë sovjetikë, 40 000 vetëm në bazën e Wünsdorf. Ajo ishte edhe shtabi i përgjithshëm i tyne.

Shperndaje në: