Kryetarin e komunës e lidhin mbas kamionit dhe e ngrehin zhag se nuk mbajti premtimin elektoral (video)

Të paktën 11 njerëz janë arrestue në Meksikë mbasi morën kryetarin e komunës së tyne me dhunë nga zyra, e lidhën në kamion dhe e ngrehën zhag në rrugë.

Policia ndërhyni për me lirue kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdhaja.

Kjo asht hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuen me përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e nji rruge në zonë.

Escandon tha se ka me ngritë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje.

Shperndaje në: