LDK lëshon pe për postin e Kryeministrit: Kërkon këto dy pozita për koalicion me VV’n?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) asht pajtue që pozita e Kryeministrit me i takue partisë fituese të këtyne zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit.

Burimet e Gazeta Metros mbrenda LDK’s kanë konfirmue se LDK asht pajtue që pozita e Kryeministritm me i takue VV’s dhe me u arritë koalicioni me këtë parti.

Por, LDK tash ka dy kushte për koalicion me Vetëvendosjen, ajo dëshiron postin e Zavendëskryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këto burime kanë tregue se ky ka me qenë kushti kryesor që nuk do të lejojnë që mos me u përmbushë dhe nëse VV dëshiron nji koalicion me këtë parti.

Shperndaje në: