E zbulon Abdullahu: Ky asht mospajtimi i parë mes SHBA e Vetëvendosjes

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, bani thirrje që Qeveria e re e Kosovës duhet me qenë e gatshme me i rifillue sa ma shpejt bisedimet me Serbinë, por mendim tjetër pati fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti i VV’s, i cili tha se nuk duhet me u ngutë sa i përket kësaj çashtje.

Simbas analistit politik, Faton Abdullahu, ky po del me qenë mospajtimi i parë mes SHBA e VV’s, shkruen Gazeta Metro.

Në nji kolumnë të shkrueme për Gazetën Metro, Abdullahu thekson se thirrjet e SHBA i pati shpërfillë Qeveria Haradinaj me taksën 100 përqind, ndërsa risi nuk ka as në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk duhet të vonohemi por s’kemi as pse nxitohemi e bëjmë gabime që na kushtojnë pastaj”, kështu u deklarue lidhun me çashtjen e dialogut, fituesi i zgjedhjeve Albin kurti.

Mirëpo, simbas Abdullahut, pikërisht këtu fillon mospajtimi i parë mes SHBA e Vetëvendosjes, e cila siç duket e ka marrë me komoditet këtë punë.

Mospajtimi është se SHBA-t duan që dialogu me Serbinë ‘të rifillojë menjëherë’ kurse VV konstaton se ‘nuk do të vonohemi por s’kemi pse nxitohemi. Edhe VV është konsistente në qasjen e saj se, në dialog me Serbinë nuk duhet të ngutemi. Kjo nuk është qasje e re e VV-së. Në ditën kur u shpërbë legjislatura e fundit, në një prononcim për media z. Kurti ishte i qartë se prioritet do ta ketë luftimin e korrupsionit krimit dhe nepotizmit, kurse për dialogun la të nënkuptohet se i ngutet Serbisë e jo neve”, thekson ai.

Shperndaje në: