Trump dëshiron marrëveshje mbrenda muejsh për Kosovën, Grenell ka mandat të plotë për me arritë

Revista amerikane, Bloomberg, mëson se i Dërguemi i Posaçëm, Richard Grenell, ka mandatin e plotë nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, për me arritë nji marrëveshje urgjentisht për Kosovën, mbrenda muejsh.

Emisarit të ri nga SHBA për Kosovën ju asht caktue detyra dhe i asht dhanë mandat i plotë për me arritë nji marrëveshje mes Prishtinës dhe fqijëve të tyne Beogradit sa ma shpejt që asht e mundun, simbas nji zyrtari të afërt me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk deshti me u zbulue.

Richard Grenell, i cili asht po ashtu edhe Ambasador i SHBA në Berlin, foli me Thaçin në Prishtinë të Mërkurën, po ashtu edhe me zyrtarë të tjerë mbas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të fundjavës.

Simbas zyrtarit, Grenell ka thanë se mosmarrëveshja me dy fqijëve asht rast urgjent që duhet gjetë zgjidhje mbrenda muejsh. Të dy palët i ndalën bisedimet vitin e kaluem që ishin provë për me nisë bashkëpunimin mbas luftës së 1998-1999 dhe shpalljes së matejme të pamvarësisë së Kosovës.

 

Shperndaje në: