Qe kur ka me fillue rinumërimi i 313 vendvotimeve

Rinumërimi i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme ka me fillue të Ejten mbasdite. Lajmi asht konfirmue për Indeksonline nga zadhanësi i KQZ’s, Valmir Elezi.

Të enjten pasdite do të fillojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat mori vendim KQZ-ja”, tha Elezi.

Ai shtoi se ky proces ka me marrë kohë disa ditë dhe ka me u zhvillue në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave.

Vendimi për rinumërimin e 313 kutive të votimit u mor sot në mbledhjen e KQZ’s. Aty kryetarja e këtij institucioni sqaroi se nga ky numër rinumërimi i 303 vendvotimeve vjen për shkak të nji gabimi teknik në shtypjen e formularëve ku shënohen rezultatet.

S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’iu ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thanë Daka në mbledhjen e KQZ’s.

Shperndaje në: