Vendimi historik: Irani lejon femnat me hy në stadium me kqyrë kombëtaren (foto)

Irani then tabunë dhe lejon femnat me shkue në stadium për herë të parë në 4 dekada, por kjo vetëm për ndeshjen që kjo kombëtare ka me luejt me 10 Tetor ndaj Cambodia.

Gjithçka erdhi mbas presionit të madh të bamë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në Botnor nëse nuk ndryshon politikën. FIFA i kërkoi Iranit muejin e kaluem lejimin e femnave në stadium pa asnji lloj kufizimi dhe në nji numër të caktuem në bazë të kërkesave për bileta.

FIFA e dha urdhnin e saj ndaj Iranit mbas vdekjes së tifozes iraniane e mbiquejtun ‘Çika e Kaltërt’ e cila ia vuni flakën vetes nga tuta e dënimit me burg mbasi hyni në stadium e veshurn si burrë për me ndjekë ekipin e saj të zemrës, Estegal.

Shperndaje në: