Erdogan nis luftën me kurdët në Siri (foto)

Erdogan bombardon Sirinë. Lajmi bahet i ditun nga vetë presidenti turk në rrjetet sociale, ku lajmëron nisjen e operacionit ushtarak kundër rajoneve kurde në veri-lindje të Sirisë.

Janë goditë katër qyteza deri tash, dhe simbas zadhanësit të luftarëve kurdë, artileria turke ka bombardue zona me popullsi civile, tue krijue nji panik të jashtëzakonshëm në të gjithë rajonin.

Vendimi i presidentit turk vjen mbas acarimit të ditëve të fundit në zonën e kufinit, ku u pozicionuen edhe 5 mijë trupa ushtarake, të cilat sot kanë heqë bllokadat për me hapë rrugën për kalimin e tankeve. Nuk ka shërbye as telefonata që Erdogan ka pasë sot me Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka kambëngulë për qetësi dhe jo përdorim armësh.

Shperndaje në: