Haxhiu paralajmëron: SHBA dëshiron sukses nga dialogu, nëse nuk ndodhë qe çka ka me u ba

Për ardhjen e Richard Grenell në Kosovë si i Dërguem i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për dialogun e Kosovës me Serbinë, foli analisti politik, Baton Haxhiu, i cili në emisionin “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova e analizoi këtë hap të ri politik.

Haxhiu mendon se gjuha e veprimi diplomatik te Ambasadorit Amerikan, Grenell, ishte e qartë, se ai vjen në Prishtinë e Beograd dhe bart porosinë e Presidentit Amerikan, Donald Trump, që dëshiron sukses te shpejte në dialog dhe afati asht i shkurtë. Haxhiu paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë, SHBA kanë me u tërheqë.

“Koha është dhjetori-shkurti, mendoj që gjuha që mund ta ketë thënë sot, ka qenë kjo: afërsisht që mandati i tij është që të provojë ta zgjedhë dhe ta zgjidhë problemin deri në fund të shkurtit ose fillimit të marsit për arsye se aty përfundon iniciativa amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, dhe nëse nuk kryhet, besoj se SHBA tërhiqen”.

“Fjalia e tij ka qenë kështu afërsisht, d.m.th që “unë kam ardhur këtu për sukses dhe suksesin tim e kërkon Presindeti Trump, dhe nëse nuk ndodh kjo i bie qe unë tërhiqem. Grenell menjëherë ka bërë disa pika diplomatike që afërsisht e përshkruajnë fuqinë e tij për të pasur sukses”, u shpreh Haxhiu.

“Jam i bindur se ata që mendojnë se do të ketë shëtitje në Bruksel për të folur për të pagjeturit, ose për kërkim falje, etj., nuk do të ketë udhëtime në për atje sepse nuk ka kohë. E kam bindjen që këto negociata do të përfundojnë në një konferencë”.

Shperndaje në: