Truprojat e grues së Erdoganit futen me armë në lokal dhe përplasen me serbët

Gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan, dje në ambasadën turke, pati nji keqkuptim në nji kafene aty pranë mes sigurimit të zojës së parë turke dhe personave që ishin të pranishëm aty.

Përkatësisht, siç shkruen N1, sigurimi i Emine Erdoganit, hyn i armatosun në nji kafene aty pranë në rrugën “Krunska” – Beograd për me pa situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit me rastin e vizitës së zojës së parë.

Sidoqoftë, disa të ftuem dhe nji nga kamerierët i ndaloi ata mos me hy, tue u thanë atyne se nuk donin që njerëz të armatosun me hy në kafene.

Dëshmitarët okularë për N1, thanë se ndodhi nji grindje midis sigurimit të armatosun dhe njerëzve në kafene.

Zyrtarët turq të sigurisë mandej thirrën nji shef sigurie të ambasadës, tue ba që situata me u qetësue.

Shperndaje në: